Emanuele Ndoj është një nga lojtarët që do ta lërë Breshian për shkak të raporteve shumë të këqija mes presidentit Çelino dhe agjentin të tij, Mario Xhufredit, që është njëkohësisht edhe menaxheri i Elseid Hysajt dhe shumë lojtarëve të tjerë.

Sipas asaj që raporton “BresciaOggi”, e ardhmja e tij pritet që ngjyroset kuqezi, duke qenë se Milani i Xhampaolos është vënë në gjurmët e mesfushorit të Kombëtares, me trajnerin e ri, i cili kërkon të ridizenjojë mesfushën. Por tashmë për Milanin ka konkurrencë, pasi për Ndojn është interesuar dhe Bolonja. Mbetet për t’u parë tashmë se ku do vijojë karrierën 22-vjeçari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: