Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se opozita ka kontradiksion në veprimet e saj politike.

Lubonja u shpreh se nuk shkon që opozita herë bën veprime që brenda-institucionale, e herë jashtë-institucionale. Ai shtoi se gjendja e sotme e Shqipërisë i kujton shprehjen e Churchillit, e se situata në vend është e pashpresë, por jo serioze, qesharake.

Një kontradiktë e madhe vihet re mes dy forcave. Ervin Bushati thotë se ne jemi të kënaqur që u arrit marrëveshja. Kemi në krahun tjetër përfaqësuesin e PD zotin Bylykbashi që thotë se jemi në një krizë, edhe politike të thelluar. Atëherë më thoni ju mua se çfarë është kjo marrëveshje?

Për mendimin tim, interesi i PS është që të thotë se kriza u kapërcye, Europa thotë kriza u kapërcye dhe do të hapim negociatat, për qëllime gjeo-politike e jo interesa të Shqipërisë. Tani halli i madh është tek opozita, që në njërën anë ndihmon në këtë kapërcim krize, nga ana tjetër kriza po thellohet tani o njëra o tjetra. Kjo tregon se opozita përdor dy gjuhë. Nëse do e bëjnë me ligj, atëherë duhet me parlament. Tani edhe brenda edhe jashtë, nuk shkon. Është qesharake që në Shqipëri nuk ka parlament dhe të dyja palët e kanë fajet. Është një mish mash. Situata është e pashpresë, por jo serioze e ka thënë Churchilli”, deklaroi Lubonja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb