Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një prononcim për mediat pas largimit nga Kuvendi në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën, u shpreh se  kreu i qeverisë duhej të deklaronte heqjen e traut për shtetasit kosovarë.

Ai shtoi se Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit.

“Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur që është tradhtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e bëri.
Rama duhej të deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetet mysafire nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur në tokën amë.
Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit.
Sa kohe të jetë Rama kryeministër këto takime do të jenë jo teë sinqerta sepse ai i shërben Vuçiçit dhe izolimit të Kosovës.
Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabesë anti-Kosovë dhe humbi rastin për të shpëlarë disa faje të rënda që bien mbi të”, tha Vasili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb