Zyrtarët zviceranë po kërkojnë personin që la disa kilogram ar në një tren lokal, vjeshtën e kaluar.

”Pronari ka pesë vjet afat për të marrë arin nga zyra e prokurorit”, sipas agjencisë Keystone-SDA.

”Ari në fjalë vlen rreth 170 000 euro (191 000 dollarë)”, thuhet në njoftim.

Kjo do të thotë që ai peshon midis 3,4 dhe 3,8 kilogramë, në varësi të çmimit të arit.

Sasia e arit është gjetur në tetor 2019 në një vagon hekurudhor midis Shën Gallen dhe Luçernës.

Megjithë përpjekjet e zyrtarëve, pronari ende nuk është gjetur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: