Prej më shumë se dy ditësh në media kanë qarkulluar deklarata të ndryshme, mbi dokumentet që u gjetën në makinën e prokurorit Arjan Ndoja, pas atentatit te mbikalimi i Shkozetit.

Këtë të enjte, gazetari Spartak Koka ka thënë këtë mbrëmje në “Opinion” se në mjetin e prokurorit janë gjetur një fotokopje e plotë e dosjes së prokurorit Afrim Shehu, si dhe dokumente të tjera, që lidhen me ekstrakte pronash nga pronat e familjares së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi.

“Konfirmohet zyrtarisht se në automjetin, atë që diskutuam edhe para dy netësh..janë gjetur në makinën e prokurorit Ndoja fotokopje e plotë e dosjes hetimore të prokurorit Afrim Shehu, aktet e ekspertimit të cilat u vodhën vitin e kaluar në maj dhe për të cilën u arrestuan më 25 tetor të këtij viti 18 persona të akuzuar për veprën penale të mashtrimit…është konfirmuar zyrtarisht.

Dosja hetimore e prokurorit Afrim Shehu është e plotë sot në prokurorinë e Durrësit..fotokopja mund të merret edhe nga një avokat i një prej personave të arrestuar më 25 tetor të këtij viti…janë 18 persona të arrestuar që akuzohen për tjetërsimit 68 mijë metra katrorë tokë në Kepin e Rodonit. Konfirmohet po ashtu edhe pjesa tjetër që ka dokumente të tjera të cilat lidhen me ekstrakte pronash..nga pronat e familjares së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, harta, akt ekspertimet dhe dokumente trashëgimie”, ka deklaruar gazetari Koka.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb