Egjipti thotë se ka bombarduar disa shënjestra të Shtetit Islamik në Libi, disa orë pasi grupi publikoi një video duke i prerë kokën 21 të krishterëve egjiptianë.

Televizioni shtetëror egjiptian tha se sulmet kanë ndodhur në agim dhe kanë shënjestruar disa kampe, vendet e stërvitjes dhe magazinat e armëve të ISIS.
Një zëdhënës i Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura ka thënë se sulmet ajrore kanë qëlluar kampet trajnuese të Shtetit Islamik dhe depotë e tyre të armëve.
Më herët, presidenti Abdel Fattah al- Sisi tha se Egjipti ka të drejtën të përgjigjet ndaj ISIS.

Një video e publikuar të dielën tregonte se si Shteti Islamik u pret kokat disa personave, të veshur me portokalli. Militantët e ISIS pretendojnë se kanë kryer disa sulme brenda Libisë, që tani është pa qeveri. Te krishterët egjiptianë u rrëmbyen në dhjetor dhe janar në qytetin Sirte. 21 egjiptianet ishin thjesht punetore ne firma te ndryshme.
Xhamia Al-Azhar e Kajros, e cila është edhe autoritet udhëheqës i Islamit sunit, ka thënë se ekzekutimet janë barbare dhe se nuk kanë të bëjnë me asnjë fe apo vlerë njerëzore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se vrasjet janë “të neveritshme” dhe “frikacake”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: