Ish deputetja e PD Jorida Tabaku në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24” deklaroi se ajo që po bën kjo qeveri me popullin e saj në këtë kohë të virusit Covid-19, është për t’u pasur zili edhe nga Enver Hoxha.

Tabaku u shpreh se skema e qirave është kontradiktore dhe antikushtetuese, duke mos u respektuar e drejta e pronës.

“Garancia sovrane ka mbetur e vetmja mënyrë. Këta rrisin gjithmonë pagat si propagandë. Fondi i garancisë u prropagandua 100 milionë euro dhe në fakt është 90 milionë euro. Biznesi sot ka nevojë për cash e për likuiditet e jo për kredi. Marrëveshja thotë se nëse nuk paguhet kredia, shteti merr aksione të biznesit. Cfarë po ndodh? Shtetëzim i sipërmarrjeve private? I bie që shteti do shtetëzojë. Edhe Enver Hoxha do i kishte zili me këto që po bëjnë.

Skema e qirave është kontradiktore e antikushtetuese. Duhet të respektonin të drejtën e pronës. Pasojat në ekonomi do jenë të mëdha. Ekonomia do të bjerë me 2 përqind në vitin 2020. Nuk po diskutojmë për koncesionet, por për fitime të vogla, familjare. Biznesi të mos konsiderohet si armik. Është krijuar një kaos e rrëmujë, që nuk e di se ku do të dalin. Duhet strategji, e këta nuk kanë as vizion, asgjë”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku shtoi se ajo që konsiderohet si “pagë lufte” në fakt duhej të ishte një pagesë normale dhe se edhe atë, qeveria nuk po e realizon sic duhet. Tabaku vuri në dukje se ka edhe diskriminim në trajtimin e bizneseve.

“Ne kemi thënë se qeveria ka dhënë pak para për të ndihmuar shtresat në nevojë. Të gjitha shtresat në nevojë i bie që të marrin gjithsej 18 milionë euro në tre muaj. Por cfarë po ndodh? Po ndodh që bizneseve po u hapen probleme pa fund. Fondi është i pamjaftueshëm.

Nuk është njerëzore kjo që po ndodh me biznesin. Ky është detyrim e jo pagë lufte. Duheshin 90 milionë euro të jepeshin nga qeveria dhe e ka të mundur totalisht qeverisja, por duke krijuar edhe lehtësim në taksa”, tha Tabaku.

Më tej, Tabaku vlerësoi se shumë biznese aplikojnë tek tatimet, por s’kualifikohen, për shkak se nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

“Tatimet duan që të përjashtojnë shumë persona, sepse 18 milionë euro nuk janë të mjaftueshme. Mos të harrojmë se biznesi i vogël është palca e ekonomisë. Mos të flasim për pagesat sociale, që janë shumë të pakta. Në rast se qeveria do ndihmonte që në mes të marsit, sic premtoi, sot nuk do kishte vështirësi.

Bota dhe madje edhe vende rreth nesh po cojnë cash, para tek njerëzit dhe tek bizneset. Po krijohen pengesa të kota në biznes. Kjo që po ndodh rëndon ekonominë. Kjo maxhorancë ka 7 vjet që e kalon situatën me propagandë. Qeveria ka alokuar vetëm 0.4 përqind të buxhetit”, u shpreh Tabaku.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb