Ajo që ndodhi në zgjedhjet për kryetarin e Shoqatës Rajonale në Tiranë ishte vetëm fillimi i një manipulimi në shkallë kombëtare. Asgjë nuk ndryshon as në rrethe, me Federatën Shqiptare të Futbollit që nuk pranon as rivalë, e as të bëjë publikë listën e delegatëve, thjeshtë i bën këto zgjedhje nul, të pavlefshme, duke shkuar drejtë një përfundimi jo ligjor, i manipuluar dhe krejtësisht jo etik që i shërben vetëm funksionit final, të shkojnë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore me delegatë të komanduar, të fiksuar, të cilët e kanë të porositur se këtë duhet të votojnë, për presidentin e ri të FSHF-ës dhe për anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv.

E njëjta formulë që ndodhi në Tiranë po aplikohet edhe në rrethe, këtë të enjte ishte radha e Fierit për të zgjedhur delegatët e tyre që do të marrin pjesë në Asamblenë e 2 marsit. Në këtë zgjedhje ishte vetëm një kandidat, ai i FSHF-së pasi Elidon Demiraj nuk u lejua që të garonte.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shoqata e Futbollit të Fierit i konsideron vendimet e marra dhe veprimet proceduriale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa Shoqata rajonale, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, që do të mbahet më datë 02.03.2022, si vendime dhe veprime proceduriale absolutisht të pavlefshme dhe të marra dhe të kryera në kundërshtim dhe mosrespektim të përcaktimeve të bëra në Statutin e SHRF-së dhe Rregulloren e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Në deklaratë thuhet se “vendimet janë marrë në mosrespektim dhe tejkalim të vullnetit të shprehur dhe tagrave të deleguara të përfaqësuesve ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT, dhe të kryera nga persona të cilëve përfaqësuesit ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT nuk u kishin deleguar asnjë tagër përfaqësimi”.

Shoqata Rajonale Fier shpreh shqetësimin për mënyrën se si disa SHRF kanë organizuar në mungesë të transparencës dhe në shkelje të përcaktimeve statutore procesin zgjedhor të votimit të delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF-të në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF.

“Duke vlerësuar qëndrimin e deritanishëm që Bashkia e Tiranës dhe anëtarë të tjerë të SHRFT-së, kanë mbajtur në mbrojtje të integritetit të një procesi të rregullt zgjedhor, duke na përfaqësuar në interesat dhe shqetësimet tona të ligjshme për zhvillimin deri më tani nga FSHF të një procesi zgjedhor, jo transparent dhe jo statutor;

Të vendosur për të restauruar besimin e komunitetit sportiv dhe qytetarëve shqiptar në integritetin që Federata Shqiptare e Futbollit dhe sporti i futbollit në bashkitë tona dhe Shqipëri meriton që të kenë;

Deklarojmë: Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, për caktimin e delegatëve në punimet e Asambleve të Përgjithshme të SHRFF qe mbahen ne date 27.01.2022; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht”, thuhet në deklaratën publike të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier drejtuar.

Dy ditë më parë edhe Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit ultimatumin, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate më datë 29 janar. Shoqata Rajonale e Futbollit në Gjirokastër i kërkon FSHF-së numrin e delegatëve si dhe emrat e delegatëve të Shoqatës së Rajonale të Futbollit Gjirokastër, si dhe i kërkon shpjegime për mënyrën se si janë vendosur këta delegatë.

Whatsapp Image 2022 01 27 At 3.36.29 Pm
Whatsapp Image 2022 01 27 At 3.36.29 Pm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: