Marka e njohur e veshjeve “Levi Strauss & Co” po pezullon bizneset e saj në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.

Prodhuesi i veshjeve me seli në San Francisko, i famshëm për xhinset e tij blu, tha sot se për momentin nuk janë planifikuar investime të reja në Rusi.

“Levi’s” tha se do të dhuronte mbi 300,000 dollarë për refugjatët dhe njerëzit në nevojë në Ukrainë.

“Në vitin 2021, rreth 4% e të ardhurave të “Levi’s” vinin nga Evropa Lindore, gjysma e tyre nga Rusia”, sipas kompanisë.

Për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe sanksioneve perëndimore, shumë kompani po ndërpresin shitjet e tyre në Rusi, duke përfshirë Apple, H&M, IKEA, Inditex, Zara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb