Një në katër gjermanë shfrytëzon Krishtlindjet dhe Vitin e Ri për të ngrënë më shumë dhe si pasojë edhe të sëmuret më shumë sesa çdo kohë tjetër e vitit, sipas një sondazhi të ri.
Rreth 24% e të anketuarve thanë se lakmia për të ngrëne sa më shumë ishte gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa 70% thanë se nuk ishte kështu, sipas një sondazhi të YouGov.
Ngrënësit më të mëdhenj dhe më të sëmurët ishin në grupmoshën e re, ndërsa personat mbi të 55-at ishin më të shëndetshmit.
Ndërsa 30% e grupit të fundit thanë se këtë fundvit do të hanin më shumë perime, sallatra dhe fruta sesa pjesën tjetër të vitit.