Ndërsa koronavirusi ka prekur më shumë shtetet perëndimore, Irani bën “përjashtim” nga rasti, pasi ka numër të madh rastesh vdekjesh e të prekurish.

Në Iran, janë shënuar 138 viktima në 24 orët e fundit, ndërsa numri total i personave të infektuar është 47 593 persona.

Në 24 orët e fundit janë prekur nga koronavirusi 2988 vetë, kurse viktima gjithsej në shtetin iranian janë deri në këtë moment, 3036 vetë.

Irani është shteti i shtatë në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, pas SHBA-ve, Italisë, Spanjës, Kinës, Gjermanisë dhe Francës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb