Nga Ohri, atje ku u mbajt edhe samiti, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nisma është lëvizje më e shpejtë e njerëzve dhe mallrave. Sipas tij, në këtë krizë edhe kokrra e grurit do të ketë peshë të madhe dhe njoftoi ngritjen e një grupi të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete.

“Ballkani i Hapur lindi si ide e 3 njerëzve, sot nuk është më ideja e 3 njerëzve dhe nuk është më një punë e 3 njerëzve. Do jetë gjithnjë e më shumë i më shumë njerëzve. Mjafton të vish me makinë këtu në Ohër dhe ta kalosh doganën për të parë ndryshimin ku një tabelë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të hapur, ku për të gjithë ata që transportojnë produktet e punës dhe djersës së punës, do të thotë një çlirim i madh.

Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë që sipas të gjitha gjasave mund të thellohet dhe më shumë, e cila ka pushtuar mbarë botën, kërkon patjetër qëndrueshmërinë dhe përpjekjen e çdo vendi, por çdo gjë që mund të bëjmë për të lehtësuar barrën e secilit prej vendeve tona falë bashkëpunimit është diçka e vyer në këtë moment, ku edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Ku dhe kilovati i fundi të energjisë do të ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye grupi ynë i përbashkët do të fillojë menjëherë nga puna. Në gusht ballafaqim i punës së grupeve të punës. në shtator edicioni i parë i panairit të verërave dhe të ushqimit, por ku do të jenë të ftuar gjithë sipërmarrësit”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb