Garë solidariteti mes yjeve amerikane në mbështetje të viktimave të uraganit Harvey. Titulli i ‘më bujarit’ të Amerikës këtë herë i shkon Leonardo Di Caprio. Pas Sandra Bullock është pikërisht aktori amerikan që mbështet më 1 milion dollarë të dëmtuarit e kësaj fatkeqësie natyrore.

Por mbështetja në ndihmë të të goditurve nga fatkeqësia, ku deri tani numërohet 37 viktima, ka ardhur edhe nga yje të tjerë amerikane.

Kështu familja Kardashian ka dhuruar gjysmë milion dollar, ‘The Rock’, Dwayne Jahnson, ka ofruar 25 mijë dollar duke thënë: ‘Duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona, si dhe familjet në vështirësi’. Edhe aktori Kevin Hart ka dhënë para duke ftuar të gjithë kolegët dhe miqtë të bëjnë donacione.

Edhe Walt Disney Company dhe Facebook i kanë dhuruar një milion dollar kryqit të kuq, për të mbështetur punën e tyre në këtë situatë të vështirë për vendin. Reperi Chris Brown ka kontriubuar me 100 mijë, por nuk ja ka dhënë Kryqit të Kuq, që mesa duket se bind shumë por ‘njerëzve’.

Nicky Minaj ka ofruar 25 mijë dhe kështu edhe ylli televiziv Ellen DeGeneres, ndërsa skuadra e basketbollit dhe e baseball të Houston, respektivisht Rockets dhe Astroa, kanë mbledhur 4 milion dollar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb