Diego Maradona i ka kërkuar falje trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri për fjalët që i kishte thënë më herët që ai nuk është i aftë ta drejtojë ish skuadrën e tij.

Ekipi ka fituar 11 nga 13 ndeshjet deri më tani duke shënuar 33 gola, dhe duke bërë një futboll ndoshta më të bukur në Serie A po edhe në Ligën e Evropës.

“E kisha gabim sa i përket Sarrit”, ka thënë Maradona. “Higuain është pasardhësi im. Me të Napoli do të shkojë shumë larg”. Sarri nuk kishte thënë asgjë kur ishte kritikuar nga ‘Pibe de Oro’. “Ai është Maradona. Ai mund të bëjë dhe të thotë çfarë të dojë”, kishte thënë Sarri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: