Edhe përtej ngushticës së La Manshit e ndiejnë mungesën e stafit për hotelieri, shkruan vanityfair.it.

Familja mbretërore angleze sapo ka hapur aplikimet për tre kuzhinierë të rinj.

Për të qenë të saktë, kuzhinierë të cilët do të duhet të kujdesen për dreka, darka, ngjarje mbretërore jo vetëm në pallatin ”Buckhinhgam”, por në të gjitha rezidencat e Kurorës Britanike dhe për këtë arsye do të duhet të udhëtojnë duke ndjekur lëvizjet e mbretëreshës.

Ata nuk kanë pse të jenë britanikë: kërkimi është i hapur për “Royal Chefs” aspirues nga e gjithë bota.

Tre pozicione mjaft tërheqëse për ata që ëndërrojnë për një të ardhme në kuzhinë: të gjithë janë të përhershëm, të gjithë me kohë të plotë 5 ditë në javë, me një pagë konkurruese që përfshin 33 ditë pushime në vit dhe mundësinë e të jetuarit në pallatet mbretërore duke kursyer kështu ngrënien dhe qiratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb