Policia australiane bëri thirrje për dëshmitarë, për gjetjen e autorëve të vjedhjes shumë të pazakontë të 300 000 litrave ujë, një krim ky veçanërisht i rëndë në kontekstin e thatësirës në vend.

Hajdutët e thithën ujin nga dy rezervuarë në pronësi të Evan Plains, një fshat i vogël në perëndim të Sidnejt.

“Policia dëshiron të flasë me këdo që ka parë kamionë-cisternë ose automjete me pajisje për transport uji në zonën e Evans Plains”, njoftoi policia në një deklaratë.

Një zëdhënëse e policisë pohoi se kjo vjedhje, e zbuluar të dielën, por që mund të ketë ndodhur kushedi se kur gjatë dy javëve të fundit, lidhet padyshim me thatësirën dhe mungesën e ujit, që kanë prekur shumë zona të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: