TIRANE

Vijon që prej orës 10:00 të paradites së sotme protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Sot në orën 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestës i janë bashkuar, jo vetëm studentë e gjimnazistë, por edhe qytetarë e madje edhe të moshuar.

Disa të moshuar me pankarta “Edhe ne jemi student” i janë bashkuar protestës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: