Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me inicialet J.A., nga fshati Strellcë i komunës së Kamenicës, është ndaluar sot në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe më pas është deportuar drejt Vranjës. Avokati i tij, Millosh Nikolliq, ka konfirmuar se ndaj tij është vendosur masë ndalimi për hyrje në Kosovë për një periudhë pesëvjeçare.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e drejtuar nga Petkoviq dhe e njohur për qëndrimet e saj propagandistike kundër Kosovës, ka njoftuar se J.A., i cili punon në Drejtorinë Policore në Vranjë, për vite me radhë ka kaluar lirshëm kufirin për shkak të punës së tij. Sipas tyre, ai është dërguar fillimisht në një qendër deportimi në Prishtinë.

Në vazhdën e retorikës së zakonshme, kjo zyrë ka pretenduar se ky është “rasti i pestë i ndjekjes politike të serbëve gjatë ditëve të fundit”, duke e cilësuar ndalimin e tij si ‘pjesë të një fushate të motivuar politikisht nga autoritetet në Prishtinë, e cila, sipas tyre, po shkel edhe rregullat e veta vetëm për të dëmtuar serbët’./Paparaci/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb