BRITANI E MADHE

Ndërkohë që Harry udhëtoi drejt Londrës për të shkruar në funeralin e gjyshit, princit Filipp, Meghan Markle preferoi në qëndronte në Californi për të mos rrezikuar shtatzëninë.

Por kjo nuk do të thotë që nuk i ka qëndruar pranë mbretëreshës, Elisabeth edhe pse në distancë. Meghan i ka telefonuar disa herë mbretëreshës, ndërkohë që kjo e fundit ka folur dhe me të voglin, Archie 2 vjeç.

Kur u zbulua zyrtarisht që Meghan nuk do të shkonte në varrimin e princit, Filipp shume nuk e besuan që shkaku ishte shtatzënia e saj.

Sipas tyre motivi i vërtetë janë bërë deklaratat që Meghan bëri pak kohë më parë në intervistën e famshme me Oprah Winfrey.

“Mbretëresha nuk do t’ia ditë për të. Meghan nuk ka fytyrë t’i dalë para Mbretëreshës”- janë akuzat të publikuara në media.

Ndërkohë që një burim i afërt me familjen mbretërorë ka deklaruar për revistën ‘People’ tha se dukesha e ka telefonuar mbretëreshën duke e ngushëlluar për humbjen e madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb