Një gjykatë gjermane dënoi një burrë me katër vjet e gjysmë burg për përdorimin e një fshesë me korrent për të vjedhur para nga një supermarket.

Burri “pastroi” 60 000 euro (72 700 dollarë) nga një kasafortë në një supermarket në qytetin e vogël jugor gjerman të Tauberbischofsheim, pasi sulmoi arkëtarin me armë.

Ai u akuzua për grabitje të armatosur dhe sulm që shkaktoi dëmtime trupore.

I pandehuri 30-vjeçar tha se fshesa me korrent kishte qenë sugjerim i bashkëpunëtorit të tij, i cili ishte drejtuesi i supermarketit.

Prokuroria tha se krimi ishte kryer nga katër bashkëpunëtorë, i pandehuri, një punonjës tjetër i supermarketit, një shofer dhe menaxheri i supermarketit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: