TURQI

Edhe presidenti rus, Vladimir Putin është i gatshëm t’i ofrojë ndihmën e tij Turqisë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e së hënës.

Putin tha se Moska është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për Ankaranë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7,4 ballë të shkallës rihter, që ka marrë shumë jetë njerëzish.

Kremlini, siç raporton Tass, citoi telegramin e ngushëllimit të Putinit drejtuar liderit turk Rexhep Tajip Erdogan: Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme pas tërmetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb