BRITANI E MADHE

Që prej ditës së premte Britania e Madhe mori vendimin që të mbyllte gjithcka për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit në vend. Kryeministri britanik, Boris Johnson dha urdhër që të mbylleshin baret, restorantet, kinematë, palestrat etj. Por pavarësisht këtyre urdhrave duket se qytetarët britanikë e kanë marrë me shumë lehtësi situatën e krijuar nga CoVid-19.

Po edhe pse kryeministi bëri thirrje për të shmangur sa më shumë transportin publik dhe të punonin nga shtëpia ata që mundeshon, metrotë e Londrës sot ishin plot. Në disa foto të publikuara nga mediat brtianike, shohim se metrotë dhe autobusat në Londer janë plot e përplot me njerëz më shumë se ne ditët normale.

Kujtojmë se një nga rregullat kryesore të OBSH për frenimin e përhapjes së CoVid-19 është ruajtja e distancës me të paktën 2 metra nga njëri-tjetri dhe larja e duarve sa më shpesh.

Deri tani, në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 5837 persona të prekur dhe 289 vdekje. Sipas të dhënave përhapja më e madhe e virusit është në Londër, pasi një pjesë e njerëzve s’janë izoluar sipas urdhërit të qeverisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: