TIRANË- Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana i cili nuk do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj Francës, për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën e parë ndaj Zvicrës, duket se ka nisur një “punë” të re në ekipin përfaqësues.

Ai është parë të bëjë përkthyesin në konferencën për shtyp të trajnerit De Biazi, duke qenë se e njeh mjaft mirë gjuhen franceze, pasi ka luajtur për shumë vite në këtë shtet, madje edhe familja e tij jeton aty.

Mesa duket pas shkarkimit të koordinatores për mediat e huaja Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka asnjë person në stafin e saj që të flasë gjuhën franceze dhe kapiteni është detyruar ta bëjë një gjë të tillë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: