Ambasadorja amerikane, Yuri Kim nëpërmjet një statusi në FB ka një mesazh drejtuar personelit shëndetësor në një kohë kur bota duhet sot të festonte Pashkët katolike dhe hebreje.

Kim shprehet se këto Pashkë na sjellin kuptimin e sakrificës dhe të qenurit bashkë por dhe pse nuk mund të jemi bashkë shprehet ajo, një mirënjohje dhe respekt e ka për heronjtë e kujdesit shëndetësor.

 

STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE

“Pashkët katolike dhe Pashkët Hebreje na sjellin në mend kuptimin e sakrificës, të qenurit së bashku me njerëzit tanë të dashur dhe shpresës së përhershme. Edhe pse nuk mund ta ndajmë këtë vakt së bashku, punonjësit amerikanë dhe shqiptarë të Ambasadës Amerikane shprehin mirënjohjen dhe respektin tonë për heronjtë tanë të kujdesit shëndetësor. Faleminderit nga zemra”. Ambasadorja Yuri Kim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb