Kanceri i mushkërive jo gjithnjë është i lidhur me pirjen e duhanit. Disa simptoma janë të dukshme që në fazat e para të sëmundjes. Në 40% të njerëzve të diagnostikuar me kancer në mushkëri, diagnoza është bërë pasi sëmundja ka avancuar. 1/3 e personave që janë diagnostikuar me këtë sëmundje, kanceri ka arritur në fazën e tretë. Cilat janë disa nga simptomat që duhet t’i kemi parasysh edhe nëse s’jemi duhanpirës.
Kolla që nuk ndalet
Kini kujdes kollën e re që ju shfaqet dhe nuk ka të ndalur. Një kollë e lidhur me të ftohtin apo me ndonjë infeksion në frymëmarrje do të largohet brenda 1 ose 2 javësh, por një kollë që vazhdon për shumë kohë është simptomë e kancerit të mushkërive.
Ndryshime në frymëmarrje
Ndryshimi i pakuptueshëm në frymëmarrje mund të jetë mundësi e kancerit në mushkëri. Ndryshimi në marrjen e frymës ndodh kur kanceri bllokon ose ngushton një rrugë frymëarrjeje.
Dhimbje në zonën e gjoksit
Kanceri i mushkërive mund të prodhojë dhimbje gjoksi, të shpatullave ose kurrizit. Dhe kjo mund të ndodhë edhe nëse nuk keni kollë. Konsultohuni me mjekun për dhimbjet e pashpjegueshme të gjoksit.
Rënie në peshë
Një rënie e pashpjegueshme në peshë prej 10 kg ose më shumë mund të jetë e lidhur me kanceri e mushkërive ose me një lloj t jetër kanceri. Kur kanceri është prezent, kjo rënie në peshë vjen si pasojë e përdorjes së energjisë nga ana e qelizave kancerogjene.
Dhimbje kockash
Kanceri në mushkëri mund të përhapet edhe tek kockat dhe të prodhojë dhimbje tek to në pjesën mbrapa të trupit apo dhe në pjesë të tjera. Kjo dhimbje mund të përkeqësohet gjatë natës ndërsa jeni të shtrirë me kurriz. Madje do t’ju bëjë të keni vështirësi në lëvizje.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: