Dy rosa të varura nga këmbët, një gjel, një qen në zinxhir, ndërkohë që të gjithë dukeshin si të pikturuar në 3D.

Premisat pothuajse të paprekura të një termopoliumi, një ”fast food” në rrugë, me pjata të të gjitha llojeve, nga kërmijtë deri te një lloj “pajela”, dalin në dritë në Pompei.

(Në botën antike greko-romake, një termopolium, fjalë për fjalë do të thotë “një vend ku shitet nxehtësia”, pra një dyqan ku ishte e mundur të blije ushqim të shpejtë – shën. përkth.).

”Ky është një zbulim që na jep një pamje të pabesueshme të ditës së shpërthimit të Vezuvit dhe hap studime të reja mbi jetën dhe mënyrën e ngrënies së banorëve të Pompeit”, thotë drejtori i sitit arkeologjik, Massimo Osanna.

“Vizitorët do ta shohin për Pashkë”, shtoi ai.

Ndërkohë, ministri i Kulturës, Dario Franceschini përshëndeti zbulimin duke e quajtur atë “një shembull të virtytshëm për rimëkëmbjen e vendit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: