Në emisionin “Open” në News24 po mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me lirimin nga qelia të ish deputetit socialist Alqi Bllako.

Në një lidhje Skype, gazetari Ermal Vija, ka deklaruar se Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Bllakos dhe ka ndryshuar vendimin për masën e sigurisë, mnën arsyetimin se ka fëmijë të mitur dhe mbajtja e tij në qeli ka rënduar situatën familjare.
Ai shtoi se një kërkesë e tillë mund të bëhet edhe për të pandehur të tjerë që mund të gjenden në të njejtën situatë e rrethana familjare.

Vija: Kërkesa drejtuar gjykatës ka qenë me argumentin se është i pafajshëm, pretendimi i avokatit sot ka qenë se është baba i tre fëmijëve të mitur dhe është rënduar situata e familjarëve. Kjo bërë të ndryshohet edhe masa e sigurisë. Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë të rënda, gjyqtarja Irena Gjoka fillimisht ka pranuar kërkesën e prokurorisë 8 muaj më parë ndërsa sot ka ndryshuar masën e sigurisë, me argumentin se nuk mundet Bllako të cënojë hetimet pasi ato kanë përfunduar. Bllako do të hetohet e më pas në fazën e gjykimit do të vijohet me këtë masë.

Eni Vasili: Ka në burg baballarë të tjerë fëmijësh të mitur?

Vija: Është një pyetje që na ka ardhur të gjithëve. Koka disa herë i është drejtuar gjykatës për ndryshimin e masës, me pretendimet si Bllako se është i pafajshëm, ka shkuar edhe më tej dhe kur ka qenë në paraburgim i është drejtuar spitaleve të burgut për probleme kardiake, por për të ndryshe nga Bllako nuk është ndryshuar masa e sigurisë edhe pse akuzohen për të njejtat akuza.

Edhe Saimir Tahiri ka fëmijë të mitur dhe i është drejtuar gjykatës me këtë kërkesë, kërkesë që nuk është pranuar.

Nëse do të bëhej fjalë për një nënë do të ishte një rrethanë lehtësuese që e njeh edhe ligji.
Duhet të presim vendimin e zbardhur se pse është marrë ky vendim.

Prokurori ka mbajtur qëndrim mohues, nuk ka pranuar që Bllako të lirohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb