TIRANE

Fenomeni “Kiara dhe Luiz” përveç studiove “rozë” ka zënë hapësira dhe në ato politike. “Dasma” e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe po komentohet gjerë e gjatë, madje nuk u la pa përmendur as edhe në emisionin “Opinion”.

Ishte analisti Lorenc Vangjeli ai i cili iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha se nëse mes tij dhe kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke përmendur dhe puthjen e Luizit me Kiarën e cila sipas analistit ishte më e kollajtë se një takim mes kreut të PD dhe Alibeajt.

Por, si duket Berisha e kishte parë “dasmën” dhe duke anashkaluar pyetjen për Alibeajn ai u përcolli urimet e tij çiftit për “martesën”.

Pjesë nga biseda:
Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë
Sali Berisha: T’u themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit
Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?
Berisha: Secili ka diellin e vetë, unë nuk ndërhyj në atë show, por urimin për martesë është gjëja më normale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb