ANGLI- Edhe shqiptarët janë në mesin e atyre emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit për të arritur Britaninë e Madhe së fundmi. Një foto e postuar së fundmi në rrjetet sociale tregon dy të rinj shqiptarë që pozojnë me disa refugjatë afrikanë.

Në foto, dy djemtë shqiptarë shfaqen duke bërë me duar shqiponjën e flamurit, të shoqëruar në këtë nismë nga afrikanët, që duket se nuk e kanë patur fare problem të vendosnin duart në formën e duhur.

Emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin ndodhen aktualisht në lokalitetin Kalais të Francës, ku ka një prani tejet të rritur të forcave të sigurisë, për të penguar kalimin e kufirit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: