Nga Skrapari, kryeministri Edi Rama, ka treguar se kur ndodhi krisja e madhe me Presidentin Ilir Meta.

Rama theksoi, se Meta i ka thënë se nëse e githë flota amerikane do i drejtojë gjylet drejt shtëpisë time, Reforma në Drejtësi nuk do të bëhet. Nga krahu tjetër, Rama nënvizoi se qëllimi i tij ishte i patundur që reforma duhej bërë, ndaj dhe ndodhi prishja e koalicionit dhe ndarja mes tyre.

“Ilir Metës i jam falenderus sepse, më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që një njeri mund të ketë në të gjithë Shqipërinë me kanionet, po ashtu jam falënderues sepse ka qenë ai qemë ka futur si të thuash në shtëpitë tuaja. Nuk do të doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes së madhe socialiste dhe progresistë të ishin arritur në këtë pikë, në këtë pikë, ku s’ka kthim mbrapa.

Ai e nisi këtë betejë, që u duk sikur partia që ai krijoi ishte aty për t’iu dhënë hapësirë dhe vend shumë njerëzve të mirë, të ndershëm, punëtor, shumë të rinjve që nuk ndiheshin mirë, të përfshirë, në shtëpinë e tyre në Partinë Socialiste që pas shumë vitesh ishte mbyllur në një proces ta themi hapur, plakje dhe lodhje. Patjetër që në atë kohë sfida që bëri Meta ishte e madhe dhe në atë sfidë ishte Skrapari fuqia që i dha atij një shtytje shumë të rëndësishëm për të mos e humbur sfidën dhe në atë kohë, bashkë me të, ishte edhe Spartaku në 2005. Ishin dhe shumë të tjerë, më pas, gjërat ndryshuan. Me ndikimin e Spartakut, miqve të tjerë, por edhe dëshirës për t’i dhënë komunitetit të Skraparit mundësi të re, ne u bashkuam, u bashkuam dhe fituam.

Më pas përsëri u ndamë, ishte Skrapari prandaj, i tha qëndro dhe vazhdo. Ai bëri të pabëshmen për Skraparin, shkoi dhe u bashkua me Slaiun. Shkoi dhe u bashkua me një forcë që me Skraparin s’ka pasur dhe s’do të ketë kurrë asnjë lidhje që krijohet natyrshëm që ka një pjesë të vogël që shkon në anën tjetër. Faktikisht Meta e ktheu Skraparin në një zonë që peshorja u përmbys, gjërat shkuan si shkuan me vullnet të mirë, me bindjen që gjërat personale dhe mosmarrëveshjet janë shumë të vogla përballë interesave të vendit u bë një tjetër bashkim dhe u pa si shkoi rezultati. Në atë bashkim krijuam një qeveri shumë të fortë dhe në atë qeveri kam pasur mundësi të punoj me Nasipin dhe koha e dështim që në atë qeveri ne të ndërmerrnim reformën më të vështirë, atë që askush s’ka guxuar dhe të shkonim deri në fund.

Nasipi e di shumë mirë sa vështirë ka qenë. Sa më shumë ne shkonim drejt përfundimit të reformës dhe kur mori trajtën e vet thuajse përfundimtare filloi krisja. Unë jam shumë mirënjohës Nasipit, i cili në asnjë moment nuk refelektoi si ministër Drejtësie krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës, ose më saktë, në fakt mes Metës dhe Reformës në Drejtësi.

Arritëm në pikën që ose Meta do të votonte reformën ose do të prishej koalicioni. Ne nuk bëmë kompromis në dëm të reformës, Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, e shikon tha, sikur flota e gjashtë amerikane të vij këtu, ti drejtojë tutat tek shtëpia ime, ajo reformë nuk votohet. Unë i thash do e votosh dhe mos shit dëngla lart e poshtë, e mos u hiq sikur je problemi. Ai ku i nxehet gjaku shikon vetëm ushtarë, heronj që ngrihen nga varri”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: