Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se Ilir Meta është në hall prej kohësh.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Blushi thekson se Meta është në hall për organizatën kriminale të kryeministrit Edi Rama që ka kapur shtetin. Sipas Blushit, halli i Ramës janë inceneratorët.

REAGIMI I BLUSHIT
Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Edvin K. Ramën në krye, që ka kapur shtetin, vjedh pa mëshirë popullin e Shqipërisë dhe nxit shpopullimin e saj.
Halli i Edvin K. Ramës janë inceneratorët ku do përvëlohet vetë, janë fashikujt e përgjimeve të telefonatave të tij me kriminelët dhe oligarkët, (edhe kur flet me celularët e ministrave dhe vartësve), aferat dhjetëra milion euro ku është zhytyr kokë e këmbë, janë pastrimi i parave të karteleve të drogës, nxjerrja në pazar e kufijve dhe tradhtia ndaj Kosovës.
Falsifikimet e trasha të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve me të cilat edhe Spiro Koleka nga bota tjetër buzëqesh, nuk e shmangin dot vëmendjen nga skandalet.
Edvin K. Rama ora e llogaridhënies po të afron! Është më afër nga sa e mendon!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb