Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek ligji për bashkëqeverisjen.

Ahmetaj i bëri thirrje opozitës që ti japin rëndësinë e duhur këtij ligji.

“Ju e shikoni shumë ngushtë. Mund t’ju sjell shembuj që nga shpikja e lavatriçes deri tek Aplee që janë përqeshur. Edhe Steve Jobs kështu e tallën.  E njëjta gjë është edhe me ligjin e bashkëqeverisjen”, ka thënë ai.

Gjithashtu Ahmetaj ka theksuar se kjo platformë do ti shërbejë çdo qytetari dhe do të ndihmojë në uljen e korrupsionit në administrata.

“Të gjithë qytetarët që kanë votuar për ju kanë tani mundësi platformën e tyre gjithëpërfshirëse bashke qeverisëse që ju të mos i thoni më nuk keni mundësi. Të dashur deputetë të opozitës tani do të bëheni pjesë e platformës së bashkëqeverisjes. Do të bashkëqeverisim tani. Nuk duhet të jetë më me vendim qeverie, por me ligj…Platforma do t’i shërbejë çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë dhe do të na ndihmojmë të ulim korrupsioni”, tha më tej Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb