Me besimin e madh që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të shfuqizojë dënimin e FIFA-s për të ndërtuar sërish një skuadër komptitive duke ndërhyrë në merkato, Partizani rrezikon të humbasë një nga shtyllat e skuadrës, asaj të titullit kampion, por edhe të kësaj të sezonit të fundit zhgënjyes. Pas Lorenc Trashit, me valixhe në duar është edhe Bruno Telushi. Të sigurta për këtë janë mediat turke.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tyre, mesfushori vlonjat kërkohet nga Menemenspor, skuadra që militon në Ligën 1 të futbollit në Turqi. Sipas tyre palët janë takuar dhe kanë nisur tratativat për të realizuar këtë transferim, ndërsa gjithçka po ecën pozitivisht. Për këtë arsye edhe marrëveshja është çështje kohe. Largimi i mundshëm i Telushit, që pason atë të sigurtë të Trashit ia vështirëson akoma më shumë punën Partizanit, që kërkon të harrojë sa më shpejt sezonin e dështuar. Pavarësisht se në klubin e kuq janë të bindur se CAS do të shfuqizojë dënimin e FIFA-s, për momentin, i përjashtuar nga merkato dhe me shtyllat e ekipit që largohen, e ardhmja e afërt e Partizanit nuk duket pozitive.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: