SPANJE-Edhe tenisti Rafael Nadal i është bashkuar banorëve të Sant Lorenc des Cardassar, në Majorka, për të ndihmuar në pastrimin e shtëpive dhe rrugëve pas shirave të furishëm dhe përmbytjeve të mëdha shkatërruese në pjesën lindore të ishullit, që shkaktuan vdekjen e dhjetë personave.

I humbur rezulton ende një fëmijë pesë vjeçar teksa janë më shumë se 200 të mbetur në qendrat e emergjencës.

Në një video të shpërndarë nga El Pais telekamerat kanë filmuar sportistin e famshëm që ndihmon së bashku me vullnetarët e tjerë për të pastruar dhe ndihmuar banorët e qytetit.

Pas përmbytjeve, Nadal ka vënë në dispozicion edhe strukturën e qendrës së tij sportive për ata që kanë mbetur pa shtëpi. Rreth 50 njerëz qëndrojnë aty.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb