Netflix dhe TikTok iu bashkuan listës së gjatë të kompanive që pezullojnë shërbimet në Rusi.

“Për shkak të ligjit të ri për ‘lajme të rreme’ të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejt dhe përmbajtjet e reja në shërbimin tonë video, ndërkohë që shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji. Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet”, thuhet në reagimin e TikTok në Twitter.

Shërbimi i rrjeteve sociale shtoi se ai do të vazhdojë të vlerësojë rrethanat në zhvillim në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë plotësisht shërbimet, ku prioriteti është siguria.

Netflix citoi “rrethanat në terren” për vendimin e tyre për pezullimin e shërbimeve në Rusi, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin miratoi rregulloren, e cila parashikon deri në 15 vjet burg për “përhapjen e informacioneve të rreme” në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, media të shumta perëndimore si BBC, CNN, ZDF dhe Bloomberg pezulluan aktivitetet e tyre në Rusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: