TIRANË

Artisti i madh, Robert Ndrenika, reagon për protestën e zhvilluar prej dy ditësh në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Duke folur për gazetaren e “BalkanWeb” dhe “News24”, Fatmira Nikolli, aktori i mirënjohur është shprehur se “Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën por anarshinë e URREJ!!!”

Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i “Shqiponjave”, pas mesnatës së të hënës, ngjalli revoltë masive te qytetarët, të cilët kanë protestuar prej dy netësh, duke sulmuar institucionet, por edhe policinë, që nga ana e saj ka përdorur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb