Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ngriti fort zërin për gratë. Nga foltorja e Parlamentit ajo ngriti alarmin për numrin e lartë të grave të vrara në Shqipëri dhe tha se vendi është sot në një emergjencë kombetare.

Ndërsa akuzoi Parlamentin dhe ligjvënësit se nuk kanë bërë asgjë që situata të ndryshojë, deputetja bëri edhe një deklaratë të padëgjuar më parë, kur tha se vetë ajo ka qënë viktimë e dhunës, duke shtuar se nuk po fliste për dhunë psikologjike.

Një gjyqtare u vra në mes të rrugës si një kafshë, ky Parlament nuk bëri asgjë, në 2 muaj janë vrarë 7 gra. Kjo është një emergjencë kombëetare! Gratë sot nuk janë të mbrojtura, gra e vajza dhunohen çdo ditë. Më vjen keq që sot flas ende për gra e vajza që vriten çdo ditë në rrugët e Tiranës. Ju sot c’po bëni? Reklamoni se roli i grave po rritet, ndërkohë që ato po vriten. A e kuptoni sot se ne jemi të gjitha viktima të këtij Parlamenti. Për mua është problem i thellë. Deklaroj para jush se edhe unë kam qënë pre dhe viktimë e dhunës. Nuk flas për dhunë psikologjike. Jemi të gjitha viktima të këtij fenomeni, edhe nëna ime kur jetonte në komunizëm, edhe unë por fëmija im nuk duhet të jetë më viktimë e dhunës”,- ngriti ajo fort zërin.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb