Edhe ylli i Game of Thrones, ka akuzuar producentin Harvey Weinstein për ngacmim seksual.

Lena Headey, ka akuzuar producentin që ai e ka ngacmuar seksualisht. Regjisori ishte zemëruar në momentin kur ajo u ka rezistuar sulmeve të tij, ka bërë të ditur vet aktorja në një seri postimesh në Twitter.
Aktorja britanike i bashkohet listës së mbi 40 grave që kanë akuzuar producentin e filmave për sjellje të turpshme.
Të martën, Weinstein dha dorëheqje nga bordi i drejtorëve të kompanisë së tij të prodhimit të filmit.
Ai është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe ngacmim, por ka mohuar akuzat.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb