Në emisionin “Open” në News24, po diskutohet në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Gazetari Agim Baçi ngriti pyetjen nëse ish-kryeministri Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi politike në lidhje me rezultatin e dobët të opozitës.

Flamur Noka u shpreh se një gjë e tillë do të kërkohej nëse Berisha do të ishte në kushte të barabarta e do të kishte një parti me logo, me emër, me fondet përkatëse, çka sipas tij do të krijonte kushtet për një tjetër lloj fushate dhe për rezultate të ndryshme nga disfata që opozita pësoi.

Pjesë nga diskutimi në studio:
Agim Baçi: Ka Berisha përgjegjësi për zgjedhjet?

Flamur Noka: Është bërë përpjekje titanike që emri i Sali Berishës të mos ekzistojë askund.

Kush është zyrtarisht Berisha?

Berisha, PD, ka një Statut që thotë pavarësisht të gjithave, nëse në “Lokale” humbet zgjedhjet, lideri ka votëbesim,. nëse në zgjedhjet politike ka humbje, ka largim.

Për herë të parë në 32 vite që kjo është sanksionuar në Statut.

Përgjegjësi të mirëfilltë do kërkosh kur të kem emër logo vëzhgues si çdo parti në botë

Agim Baçi:Këto janë justifikime

Flamur Noka: I ke numëruar ti votat di un çke bërë ti aty?

Agim Baçi:Po në 6 mars si ja morë Shkodrën, po të njëjtat kushte ishin.

Flamur Noka: Sepse në 6 mars qeveria nuk bleu vota, administrata nuk ishte e gjitha në fushë, krimi nuk është angazhuar në 6 mars, sot blinda me kallash në rrugë e shtëpi, kishe policinë duke shpërndarë para e duke intimiduar njerëzit.

Edhe Zotin disa e besojnë, ka satanistë që e kundërshtojnë. Berisha ka mbështetjen e mbi 80 përqind e demokratëve.

Nëse do kishte logon emrin e partisë e fondet, do kishte një fushatë krejt tjetër e një rezultat tjetër. Por ia morën të gjitha me dhunë. Rama urdhëroi kasapët e KAS-it që të mos e pranonin emrin tim si drejtues të koalicionit. U bë gjithë kjo masakër parazgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb