KORCE– Pasionet e kryeministrit Rama janë të shumta, por nuk e dinë nëse edhe hedhja me parashutë është një ndër to. E themi këtë pasi Alket Islami ka publikuar në rrjetet sociale disa foto me çiftin kryeministror nga qyteti i Korçës, ku po zhvillohet aktiviteti “Korça Open Air”.

Edhe kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij linda kanë marrë pjesë në ceremoninë e këtij aktiviteti, ku kanë bërë edhe disa foto me organizatorin e këtij aktiviteti.

“Live”, shkruan Alket Islami bashkangjitur fotove të publikuara, duke mos na dhënë më shumë detaje, nëse edhe kryeministri Rama i është bashkuar garës duke u hedhur me parashutë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: