Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij, Edi kanë treguar mënyrën e tyre të veçantë për të kaluar ditët e karantinës. Bashkë me fëmijët kanë organizuar kohën me qëllim që të mos humbasin rutinën e përditshme e të bien në dembelizëm. Në lidhjen direkte me Skype në “Vila 24” në TV “News 24”, nën moderimin e Andronika Kolkës, çifti Gogu tha me humor se tani po e njohin më shumë njëri-tjetrin dhe po kuptojnë se çfarë kërkon secili.

Si pjesë e projektit “Pro familja” Toni Gogu vlerëson angazhimin në punë nga shtëpia e të gjithë pjesëtarëve, madje gatimi merr një vlerë tjetër ndërsa janë bashkë në kuzhinë, teksa organizohen edhe me muzikë. Edi, blogere e njohur tha se kurajo jep këshilla on line, këtënuk e bënsieksperte, porthjeshtndanpërjetimet e veta. “Ka ditë që janë të vështira”, -thotë Edi, ndërsa gjen rast të këmbejnë batuta për pamjen e jashtme të Tonit, I cili ka hequr mjekrën, për shkak të kërkesave të larta të higjenës, me sa duket i nxitur edhe nga e shoqja.

Më tej ata tregojnë për privimin nga liria e tëlëvizurit, por kur kjo bëhet për një minsion siç është shëndeti I popullatës, Ia vlen izolimi. Të dy besimtarë, kanë uruar Pashkët, duke I konsideruar si të pazakonta. “Do kemi kohë për një reflektim. Të na shërbejë kjo Pashkë për të gjetur veten dhe çfarë vendimesh do marrim për jetën.”-thonë ata dhe mbyllin bisedën me ftesën e vyer që të festojmë, të ndajmë bukën e verën bashkë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb