Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti iu është bashkuar urimeve drejtuar kryeministrit Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Ahmeti thekson se populli i ka veshur mbi supe një përgjegjësi, që sipas tij do t’i bëjë krenarë shqiptarët.

URIMI I AHMETIT
I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi,
Vëllazërisht dhe zemërplotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria.
Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkëudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Europën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët.
Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi.
Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb