Partia Demokratike sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa rikujton kushtet e mjerueshme, në të cilat jetojnë qytetarët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Përmes një videoje të montuar në publikuar në faqen e “Facebook”, PD risjell në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, që thotë: “Kërkoj të më lexoni drejt e në sy, teksa iu shoh të gjithëve në sy”.

Ndërkohë, më tej, shfaqen thirrje të qytetarëve të prekur nga tërmeti, të cilët i kërkojnë Ramës t’i shohë në sy dhe të pranojë dështimin e tij.

“Edi, na shiko në sy dhe prano dështimin tënd”, thonë banorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb