Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u prit me nga banorë të Shijakut, që presin për të votuar më 25 prill.

“Ju falënderoj, sepse sinqerisht nuk e kam pritur që do të jeni kaq shumë dhe kaq entuziast. Më 25 prill përballemi me qeverinë më të keqe që ka pasur vendi ndonjëherë. Në 8 vite kemi mbetur në vend-numëro dhe në shumë gjëra kemi bërë hapa prapa.”- tha Paloka

Edi Paloka u fokusua tek procesi i rindërtimit dhe quajti jonjerëzore terrorin që Rama po u bën qytetarëve, duke u thënë se “pa të ky proces nuk vazhdon”.

“Del Rama e bërtet ‘Nëse humbas unë, çdo gjë do të ndalet’, as toka nuk do të rrotullohet më. Jo, ai duhet ndalur pikërisht që të mos e vazhdojë as këtë farsë. PD dhe Lulzim Basha kryeministër nesër, jua ka bërë të qartë, paratë e shtëpive të tyre do t’i marrë në dorë gjithsecili”, tha Paloka.

Gjithashtu, Paloka u shpreh se bashkë me hapat që tashmë vendi ka bërë pas, ka lindur nevoja për ndryshim, jo vetëm prej rotacionit tipik që ndodh çdo 8-vite, por si pasojë e situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb