Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka i ftuar në emisionin “Frontline” në News24, ka treguar atë që do të ndodhë në Kuvendin e Partisë Demokratike të 30 prillit.

Ai ka shpjeguar se Kuvendi do të nisë me ndryshime statutore, me anë të të cilave do t’u mundësohet deputetëve të PD që të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Sipas tij, me heqjen e pengesave, edhe ish-kryetarit Lulzim Basha dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajt, do t’u mundësohet pjesëmarrja. Sipas Palokës, nëse ndryshimet statutore nuk do të bëheshin, të dy deputetët e mësipërm nuk do të mundnin të siguronin votat e nevojshme.

“Kuvendi fillimisht do bëjë disa ndryshime statutore, mes të cilave edhe futja në statut e faktit që deputetët do jenë automatikisht pjesëtar të Këshillit. Ne nuk bëhemi pengesë dhe madje i heqim pengesat. Basha do e kishte të vështirë të merrte votat e nevojshme në në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar. E njëjta do të ishte edhe për disa deputetë të tjerë si Alibeaj”, është shprehur ai.

Paloka ka shpjeguar se si do të funksionojnë zgjedhjet në Kuvend.
“Fillimisht do të zgjidhet Këshilli Kombëtar i cili do të zgjedhë Kryesinë e partisë. Kryesia do të ketë drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit”, ka shpjeguar ai.

Sa prej kandidatëve të kryetarëve të degëve kanë qenë rikandidime apo kanë qenë tashmë kryetar degësh?
Janë zgjedhur edhe kryetarë të rinj edhe ata që kanë qenë tashmë kryetarë. Kryetarët e Bashës kanë qenë mbi 70 përqind të emëruar nga Basha, jo të zgjedhur. Paradoksi është që të emëruarit na akuzojnë ne, që zgjedhjet për kryetar i kemi bërë me shkelje. Ndërkohë që këto janë emëruar pa zgjedhje fare.

Konventa e LSI-së do të mbahet me 25 korrik, një ditë pas mbarimit të mandatit të presidentit Meta. A do të ketë bashkëpunim me LSI? Si e shihni mundësinë e rikthimit të Metës?
Bashkëpunim me LSI kemi pasur edhe më parë. Rikthimi i Metës është një çështje e brendshme e LSI-së. Personalisht Metën e shoh si një figurë të fortë politike që do t’i sillte energji opozitës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb