DURRËS

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u takua e me sportistët në Shijak ku ishte i pranishëm edhe nuk futbollisti Andi Lila, si dhe kandidatët e tjerë Agron Duka dhe Rezart Tusha. Ata siguruan sportistët për  mbështetjen e PD për sportin.

“Partia Demokratike angazhohet që do të jetë në krah të sportit dhe sportistëve shqiptar me mbështetje konkrete, ndryshe nga Rama që kur sporti arrin suksese, nxiton të dalë si protagonist nëpër foto dhe kur sporti i bën kërkesa të domosdoshme, e shpall ‘armik’. ”, tha Paloka.

Edi Paloka tregoi që sporti do të mbështetet më shumë se kurrë në këto 30 vite pluralizëm duke u investuar në drejtimet e duhura për t’u zhvilluar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb