TIRANË

Numri dy i partësë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se kryeministri Rama është në panik, pasi sipas tij, e ka kuptuar se ka nisur fundi i qverisjes.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku ka publikuar dhe një foto të kryeministrit, Paloka thotë se Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë, shpresë të re dhe plane serioze në të gjitha fushat, ku sipas tij, qeverisja ka dështuar.

Postimi plotë i Edi Palokës:

Rama është në panik sepse ai e kupton se ka nisur fundi i tij. Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite – ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Koha jote mbaroi, Rama! Është koha për ndryshim!

Duke komentuar marrëveshjen e firmosur mes PD e LSI Rama tha sot se kreu i PD-së Basha është si menaxherin e një shoqërie aksionere, ortakë të së cilës sipas tij janë Ilir Meta dhe Sali Berisha.

“Ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë Reformën në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjeshtë se kaq. Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve.

Këtu problemi nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, dhe as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh”, tha ndër të tjera Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb