Ka përfunduar protesta e opozitës e mbajtur para Parlamentit, e cila zgjati për rreth 2 orë. Edhe këtë të enjte, paralelisht me punimet e Kuvendit, qytetarët u mblodhën me pankarta e flamuj kuqezi në duar, me mbishkrime kundër kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, arkitekt i shpopullimit”, “Edi Rama me dy qeveri, një në burg, një në Kryeministri”, “Fëmijët tanë po ikin”,  “Boll ndihmuat korruptuesin”, ishin disa nga pankartat e qytetarëve në protestë.

Para parlamentit, në podium ishte vendosur dhe një ekran gjigant, ku protestuesit ndoqën punimet e seancës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

I pari që mbajti fjalën para qytetarëve ishte Flamur Noka, i ndjekur me pas nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, i cili mbylli protestën duke njoftuar se e radhës do të mbahet me 3 mars në orën 12:00.

“Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.
Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!
3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë”, tha Berisha në mbyllje të fjalimit.

Seanca nisi me pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila, lidhur me disa problematika te evidentuara nga banorët e zonës për menaxhimin e Qendrës Sociale për të Moshuar “Besa”, në Barbullush, bashkia Vau Dejës.

Gjithashtu sot pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian për vitin 2022.

Në rend të ditës është edhe diskutimi për projektvendimiin “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”.

Dje kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se çështja McGonigal duhet të jetë objekt i një hetimi të thellë. Gjithashtu u shpreh se veprimtaria Rama-gate është vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas tij e vërteta është e thellësinë e saj dhe se ka krime të shumëllojta.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarëve të bashkohen para parlamentit.

“Ky është krimministër. Bllokon parlamentin, nuk lejon komisione hetimore parlamentare. Nuk pranon interpelancë, refuzon pyetjet që deputetë të opozitës kërkojnë për të tretën javë. Duhet të merremi bashkë për të zgjidhur problemet. Datën e fundit që di unë është data 20 maj e vitit 2022,. Kjo nuk do të thotë se pas majit nuk ka vazhduar ky gjah i turpshëm. Kjo është një ngjarje që nuk mund të kapërcehet kurrë. Studentët e Ekuadorit u derdhën në rrugë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Por tek ne bëhet fjalë për një, kriministër që porosit për vrasjen e opozitës”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Berisha theksoi se dosja Rama-McGonigal po bëhet gjithnjë e më e rëndë, sipas tij menaxher i saj direkt është Edi Rama.

“Dosja shqiptare Rama-McGonigal, por bëhet gjithnjë e më e rëndë. Duçka me pasaportë diplomatike, adresë qeveritare, transportonte nga Europa në SHBA, dëshmitarë të rremë apo të vërtetë që do të dëshmonin kundër opozitës në hetimin privat që McGonigal kishte urdhëruar. McGonigal për llogari të miqve të ngushtë të Edi Ramës, arrinte të angazhonte edhe Prokurorë. Rama ka frikë nga hetime dhe gënjen kur thotë nuk ka qenë. Por unë i them se ka qenë dhe se me asgjë nuk e fsheh dot. Këto duan hetim dhe vetëm hetim. Habia shumë e madhe është se çfarë i shurdhoi dhe i verboi. I bëj thirrje DASH dhe vetë FBI të hetojë me imtësi të gjitha këto akte dhe veprime. Një gjë është e sigurt që McGonial, Agron Neza, Dorja Duçka, ishin në një vend ku kryqëzohen shumë rryma , shërbime etj…Si ndodhi veprimtaria e tyre për 5 vite me radhë. Thonë që Helidoni është viktimë se i pa. Por ai duhet të flasë, duhet të vijë këtu në Komision , por po të dojë edhe në Kongresin Amerikan të dëshmojë , të ndihmojë. Një veprimtari nga më mafiozët, e bëri zyra kryeministrit të Shqipërisë. Tejkalon edhe imagjinatën hollivudiane. Edi Rama nuk do të shpëtojë , prapa diellit të shkojë, por shqiptarëve do t’i thotë gjithçka. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen para parlamentit”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: