Gazetari dhe botuesi Fahri Balliu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për vizitën e Albin Kurtit në Tiranë u shpreh se ai u prit nga Edi Rama në një mënyrë të ftohtë.

Balliu tha se rama është kryemashtruesi i Shqipërisë, ndërsa vlerësoi se Kurti është një politikan larg-pamës dhe me vizion.

Edi Rama mashtroi për kufijtë. Rama është njeriu që donte ndryshim të kufijve. Ardhja e Vetëvendosjes në Tiranë duhet përgëzuar. Unë mendoj se takimi i zotit Kurti me Edi Ramën do të kishte diferenca. Jo Albin Kurti, por edhe kushdo që të vinte nga mbarë bota, Rama duhet të gjente arsye të buzëqeshte. Duhej një kryeministër që ta priste me respekt dhe nderim.”, tha Balliu.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb