Nga: LORISA YLLI*
Pas zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013 shumë shqiptarë menduan se Partia Demokratike duhet të ikte nga pushteti pasi shumë e përcaktuan atë si një qeverisje të konsumuar 8-vjeçare. Me këtë nuk them se ajo nuk u konsumua apo se koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk e dëmtoi, por besoj shumë fort se alternativa e re pa LSI do e bënte Partinë Demokratike të ecte përpara !
Çdokush nga ne kur mendon të votojë duhet të peshojë dhe alternativat ! Partia Demokratike gjatë fushatës së saj u tha të gjithë votuesve se Rilindja po kërkonte të vinte në pushtet pa pasur një program, ndërkohë që Partia Demokratike kishte një strategji dhe program zhvillues në të gjitha strukturat institucionale ku primarja do ishte bujqësia dhe arsimi profesional duke hapur kështu vende pune!
Rilindja ishte thjesht një flluskë sapuni ku të gjithë fluturuan pas saj ditën e 23 Qershorit pa pasur një alternativë konkrete, ( programi dhe projekti ishin fantazmat e etjes për pushtet e Edit ) populli harroi të peshonte alternativat e nëse i peshuan ato në peshore në anë të djathtë qëndronte programi konkret për të vazhduar përpara, në të majtë gënjeshtrat, si gjithmonë, ato të Edit !
Pas fitores së Rilindjes e pompozitetit të Edit që kishte një LSI më të madhe tashmë ( pra më shumë rrënues ) se sa të Partisë Demokratike më parë në koalicion, entuziazmi nuk arriti të shkonte shumë gjatë ! Pa kaluar shumë kohë, Rama që në 2013 humbi besimin e strukturave që e kishin mbështetur 8 vite opozitë, menjëherë kur partia që ecte shpejt Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi po ashtu me shpejtësi territorin e saj duke lënë Rilindësit idealistë në strukturat e Partisë Socialiste të paplotësuar në qëllimet e tyre tashmë në pushtet !
S’kaloi shumë kohë dhe Edi përveç besimit të humbur në strukturat Rilindëse tradhtoi dhe besimin e votuesve! Për të parën herë e një mandati të ri qeverisës pas një opozite 8- vjeçare, brenda dy muajve ku pritej të realizoheshin punë të mira sipas premtimeve elektorale, Edi zhgënjeu të gjithë votuesit e tij. E kam fjalën këtu për protestën më të madhe, atë të “armëve kimike” ku tradhtarët mbetën pa larë duart me sarinë ! Populli doli në shesh si asnjëherë më parë !
Edi Rama u detyrua të deklaronte qëndrimin e tij publik duke harruar se tashmë njerëzit ishin aty për të dëgjuar qëndrimin e kryeministrit që ata votuan dhe jo të tijin personal sikurse komunikoi ! I trembur nga tradhtia që i bëri votuesve u detyrua të tërhiqej duke thënë që s’do mund t’i tradhtonte kurrë kur në fakt i kishte tradhtuar tashmë duke u fshehur të vërtetën !
Populli, votuesit e tij, pritën që ditë të mira do vinin, por ç’ndodhi?! Ditë pas dite populli persekutohej me të vetmen alternativë “burgun”, ndërkohë që krimi shëtiste në korridoret e Parlamentit!
Punësimi i premtuar nuk u shfaq kurrë, për 2 vjet strategjia progresive Rilindëse rrënoi çdo familje në varfëri, njerëzit u detyruan tashmë të linin Shqipërinë pasi nuk shihnin dritën e shpresës brenda një kohe shumë të shkurtër ! Pse nuk ikën shqiptarët më parë ?! Pse pikërisht tani ?!
A nuk ishte ky njeri që në 2010 pas liberalizimit të vizave tha se shqiptarët do emigronin ?! Shqiptarët e zhgënjyen Edin, nuk emigruan! Përkundrazi Edi zhgënjeu shqiptarët kur i detyroi që rrugëzgjidhje ata të kishin vetëm emigrimin.
Rilindja egoiste e Edit dita ditës po zhgënjen shqiptarët në delirin e pushtetit ku alternativa e tij mbetet varfëria !
Nga Brukseli në një intervistë për Al Jazeera ai u shpreh se Shqipëria nuk kish qenë kurrë më mirë. A mos ndoshta me këtë egoizëm Edi kërkon të thotë se shqiptarët po emigrojnë nga mirësia?! A nuk është një zhgënjim dhe më i madh për shqiptarët që kryeministri të shprehet kështu?! Kjo nuk më duket gjë tjetër veçse një metodologji komuniste ku ne po zhytemi dita ditës!
Një qeveri si kjo ku skandalet kapin skandalet e varfëron shqiptarët ose duhet të pranojë problemet e të japë alternativat për popullin, ose të pranojë që nuk di të qeverisë dhe të largohet !
Në vend të turmës së shqiptarëve që ikin çdo ditë, duhet që Edi të heqë dorë nga flluska egoiste e Rilindjes ose në të kundërt ai do jete azilkërkuesi i fundit !

(d.d/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: